Please enter at least 3 characters.

Edhe vëllai i Pistoriusit akuzohet për vrasje

2016/01/f.0224130758613_m.jpg

Carl Pistorius është akuzuar për vrasjen e një motocçiklisteje femër, e cila po ngiste jashtë qytetit. Data për gjyqin e tij nuk është bërë e ditur.

Carl Pistorius është vëllai i Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasje në lidhje me të shtënat në Ditën e Shën Valentinit ndaj të dashurës së tij, Reeva Steenkamp, transmeton Rel.

Oscar Pistorius, një 26-vjeçar, që ka këmbët e amputuara dhe ka garuar në Lojërat Olimpike të Londrës, u lirua me kusht më 22 shkurt.

Paraqitja e tij e ardhshme në gjykatë është caktuar për 4 qershor. /Telegrafi/