Please enter at least 3 characters.

Edhe dy ditë deri te Konventa “Suksesi është qëllimi yt”, Denis Gafuri flet për temat dhe pritjet e këtij edicioni

Në një intervistë për Telegrafin, Denis Gafuri, organizator i Konventës “Suksesi është qëllimi yt”, ka folur për edicionin e këtij viti, i cili do të mbahet më 30 maj në Klan Arena, duke sjellë në fokus tema aktuale për profesionistë, sipërmarrës, menaxherë dhe kompani që synojnë zhvillim më të madh personal e profesional.

Gafuri tha se konventa nuk është konceptuar si një ngjarje që ofron vetëm motivim të momentit, por si një platformë ku pjesëmarrësit marrin përvoja konkrete nga njerëz që kanë kaluar sfida reale në biznes, menaxhim dhe zhvillim profesional.

Duke folur për vlerën e folësve dhe përzgjedhjen e temave, ai theksoi se qëllimi është që audienca të dëgjojë jo vetëm teori, por praktika të provuara në terren.

Folësit që i marrim janë njerëz që kanë kaluar nëpër sfida reale. Nëse flasim për marketing, shitje, lidership apo komunikim, marrim njerëz që e njohin fushën dhe kanë përvojë konkrete në të”, u shpreh Gafuri.

Sipas tij, edicioni i këtij viti do të trajtojë tema të rëndësishme për kohën në të cilën po zhvillohen bizneset, duke nisur nga inteligjenca artificiale, komunikimi, shitja, lidershipi, ndërtimi i ekipeve me performancë të lartë dhe përgatitja e kompanive për tregun evropian.

Gafuri theksoi se ndryshimet e shpejta në treg kërkojnë që profesionistët dhe bizneset të dalin nga zona e komfortit dhe të investojnë vazhdimisht në aftësitë e tyre.

Përmendëm shitjen, komunikimin, lidershipin dhe inteligjencën artificiale, sepse janë tema shumë aktuale dhe i duhen secilit person që dëshiron të rritet dhe të dalë përtej zonës së komfortit”, tha ai.



Në intervistë, Gafuri foli edhe për rëndësinë e trajnimeve dhe konferencave si pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm, duke i krahasuar ato me një “update” të domosdoshëm për njeriun dhe biznesin. Sipas tij, nëse teknologjia, veturat apo pajisjet kërkojnë përditësim e mirëmbajtje, edhe njerëzit duhet ta shohin zhvillimin personal dhe profesional si proces të vazhdueshëm.

Konventa “Suksesi është qëllimi yt” pritet të mbledhë kompani vendore dhe ndërkombëtare, profesionistë nga fusha të ndryshme, menaxherë, sipërmarrës dhe individë që synojnë të marrin njohuri, kontakte dhe energji të re për rrugëtimin e tyre profesional.

Për ata që duan të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, konventa e 30 majit në Klan Arena paraqet një mundësi për të dëgjuar përvoja reale, për t’u lidhur me profesionistë të tjerë dhe për të marrë ide që mund të kthehen në hapa konkretë drejt zhvillimit.

Përfitoni 20% zbritje me kodin Telegrafi në rrjetet sociale të Konventës.

true