Please enter at least 3 characters.

Edhe 25 trajnerë futbolli me licencën “B” UEFA

2016/01/edhe-25-trajner-euml-futbolli-me-licenc-euml-n-ldquo-b-rdquo-uefa_hd.jpg

FFK përmes një njoftimi bëri të ditur se në këtë trajnim ishin përfshirë 25 persona, me të cilët tri javë punuan instruktorët nga DFB –ja, z.Wolfang Grunert dhe Jorg Wunderlich.

Me rastin e dorëzimit të diplomave nënkryetari i FFK-së z. Agim Ademi falënderoi DFB dhe instruktorët e saj për bashkëpunim dhe për punën me përkushtim që kanë bërë këta dy gjatë këtyre tri javëve, duke premtuar se FFK-ja po bën dhe do të bëjë çmos në ngritjen profesionale të trajnerëve, aq më parë që FFK-ja po synon që shumë shpejt të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare.

Nga ana e tyre zotërinjtë Grunert dhe Wunderlich u shprehen të kënaqur me punën si dhe me atë çka treguan trajnerët e futbollit në Kosovë, duke i falënderuar ata dhe FFK-në për një bashkëpunim të mirë me shpresën që kjo të thellohet edhe më shumë.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, theksoi se ky është vetëm një nga trajnimet e shumta që FFK-ja do të organizojë në të ardhmen dhe jo vetëm për trajnerë, por edhe të kuadrove të tjera me rëndësi, duke ecur kështu në hap me sifidat që e presin futbollin e Kosovës në muajt në vijim. Nga ana e tij z. Malësor Gjonbalaj, drejtor i Qendrës për edukimin e trajnerëve dhe kuadrove në kuadër të FFK-së, u shpreh i kënaqur me punën dhe rezultatet e të gjithëve për këto tri javë.