Please enter at least 3 characters.

Eden Hazard parashikon fituesin e Kupës së Botës 2026 dhe përshkruan shanset e Belgjikës

Ish-ylli Belgjikës, Eden Hazard, ka ndarë parashikimet e tij për Kupën e Botës 2026, ndërsa shprehu gjithashtu shpresën për një turne të suksesshëm për ekipin e tij kombëtar.

Kampionati Botëror pritet të fillojë më 11 qershor dhe tashmë shumë parashikime po bëhen në lidhje se kush mund ta fitojë trofeun.

I fundit që i është bashkuar valles së parashikimeve është Hazard, i cili beson se trofeu do të fitohet nga ndonjëra prej kombëtareve të mëdha evropiane.

"Mendoj se Spanja ose Franca do ta fitojnë Kupën e Botës. Ose Anglia...”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Shpresoj që Belgjika të shkaktojë një surprizë", shtoi legjenda belge.

"Ndoshta Portugalia [do të fitojë], sepse ata drejtohen nga miku im i mirë Roberto Martinez", përfundoi ish-ylli i Chelseat dhe Real Madridit.

Ndryshe, në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, kombëtarja belge do të përballet me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re. /Telegrafi/