Please enter at least 3 characters.

E veshur me uniformën e UÇK-së, Leonora Jakupi me performancë të jashtëzakonshme në Big Brother

Foto: YouTube

Spektakli i Big Brother VIP Kosova 4 të hënën solli përplot surpriza e emocione.

Një performancë të jashtëzakonshme e dhuroi edhe artistja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi.

Kjo për nder të 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

- YouTubewww.youtube.com

E veshur me uniformën e UÇK-së, ajo dridhi skenën me këngë patriotike, e njëra prej tyre ishte “A vritet pafajësia?”.

Në një moment publiku ka lënë studion dhe i janë bashkuar Leonorës në skenë me flamuj.

- YouTubewww.youtube.com

Banorët gjithashtu u shfaqën të emocionuar e në disa raste edhe të përlotur nga interpretimi i këngëtares.

Leonora u shfaq në studio me kapelën e babait të saj të ndjerë që mban emblemën e UÇK-së.

- YouTubewww.youtube.com

Ajo bëri thirrje që të dalin sa më shumë në protestën që mbahet sot (e martë) në shesh, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com

- YouTubewww.youtube.com