Please enter at least 3 characters.

E ulur pranë Princit William, Osmani merr pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize

2023/11/400417092_879534360197771_1896806773083635578_n.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë globale e krijuar nga Princi William për t'i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti.

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka publikuar pamje nga ceremonia ku shihet e ulur pranë Princit William.

“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t'i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë”, ka shkruar presidentja.

Ajo tutje është zotuar se “së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”. /Telegrafi/