E mitura dorëzon kuletën me 2 mijë euro, e gjeti në rrugë në Mitrovicë
30/05/2026
Një e mitur në Mitrovicë ka dorëzuar në stacionin policor një kuletë të gjetur në rrugën “Lah Nimani”, në të cilën gjendeshin 2 mijë euro dhe dokumente personale.
Sipas Policisë, rasti është shënuar të premten, më 29.05. 2026, kur e mitura ka paraqitur kuletën e gjetur dhe e ka dorëzuar në polici.
Zyrtarët policorë, bazuar në dokumentacionin e gjetur brenda kuletës, kanë arritur të identifikojnë pronarin e saj.
Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave të nevojshme të verifikimit, kuleta së bashku me shumën e parave njoftohet se i është kthyer pronarit.
“Policia e Kosovës e vlerëson lart këtë gjest qytetar dhe falënderon të miturën për ndershmërinë dhe përgjegjësinë e treguar”, shkruan Policia.


