Please enter at least 3 characters.

E kryer, Real Madridi bën goditjen e parë - paguan klauzolën e mbrojtësit

Real Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e Denzel Dumfries dhe do ta aktivizojë klauzolën e lirimit prej 20 milionë eurosh, raportojnë Fabrizio Romano, Matteo Moretto dhe Florian Plettenberg.

Sipas këtyre burimeve, tashmë kanë mbetur vetëm formalitetet para se marrëveshja të zyrtarizohet, ndërsa transferimi nuk ka kërkuar negociata me klubin italian, pasi madrilenët do ta paguajnë klauzolën direkt.

Dumfries pritet të forcojë krahun e djathtë, një nga pozitat që klubi e kishte identifikuar si prioritet në këtë afat kalimtar pas largimit të Dani Carvajal.


Reprezentuesi i Holandës vlerësohet për forcën fizike, kontributin ofensiv në zonë dhe përvojën në garat më të mëdha evropiane.

Me afrimin e Dumfries, Real Madridi beson se e ka zgjidhur një nga pozitat më të diskutuara për sezonin e ardhshëm. Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet pas zgjedhjeve presidenciale në klub. /Telegrafi/