E kryer, Man City "thyen bankën" për ta siguruar Ayyoub Bouaddin
Manchester City ka arritur marrëveshje të plotë me Lille për transferimin e mesfushorit Ayyoub Bouaddi, ka bërë të ditur gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano.
Marrëveshja kap vlerën e 100 milionë eurove, përfshirë bonuset, ndërsa sipas raportimeve tarifa fillestare është 95 milionë euro dhe pesë milionë të tjera mund të paguhen përmes bonuseve.
Bouaddi kishte arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn që në muajin korrik dhe tashmë është shumë pranë transferimit te klubi anglez.
🚨🔵⚪️ BREAKING: Ayyoub Bouaddi to Manchester City, here we go! Deal agreed club to club.
Fee to reach €100m package with add-ons, as @FabriceHawkins reports. Green light from Lille to the sale.
Bouaddi agreed terms with City in July and now set to join #MCFC project. pic.twitter.com/qcbMqphude
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 23, 2026
18-vjeçari nuk u përfshi në ndeshjen e Lille ndaj Angers, pasi transferimi i tij drejt Manchester Cityt është në fazat përfundimtare dhe pritet të kompletohet pas testeve mjekësore.
Bouaddi luan kryesisht si mesfushor defensiv dhe sezonin e kaluar u shndërrua në një prej lojtarëve kryesorë të Lille. Ai zhvilloi 30 ndeshje në Ligue 1 dhe ndihmoi skuadrën franceze të përfundonte në vendin e tretë dhe të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Transferimi pritet ta bëjë Bouaddin një prej blerjeve më të shtrenjta të Manchester Cityt dhe një nga transferimet më të mëdha në historinë e Lille. /Telegrafi/


