E ardhmja e Barcolas në pikëpyetje, Liverpooli vazhdon presionin ndaj PSG-së
Bradley Barcola nuk është përfshirë në listën e Paris Saint-Germain për transfertën e së dielës ndaj Rennes, ndërsa Liverpooli vijon negociatat për transferimin e mundshëm të sulmuesit francez.
Reprezentuesi i Francës ishte i pranishëm në stërvitjen e PSG-së të shtunën, por trajneri Luis Enrique vendosi të mos e grumbullojë për sfidën ndaj Rennes.
Mungesa e tij nuk besohet të jetë e lidhur me ndonjë dëmtim, por me situatën e krijuar rreth të ardhmes së tij, teksa bisedimet mes klubeve vazhdojnë.
Liverpooli ka paraqitur tashmë një ofertë prej 80 deri në 90 milionë euro, e cila është refuzuar nga PSG-ja. Megjithatë, negociatat nuk janë ndërprerë dhe klubi anglez pritet të rikthehet me një tjetër propozim.
Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, kampionët e Francës kërkojnë rreth 170 milionë euro për të lënë të lirë Barcolan, ndërsa Liverpooli po përgatit një ofertë të re, e cila pritet t'i afrohet ndjeshëm vlerësimit të vendosur nga PSG-ja. /Telegrafi/


