Please enter at least 3 characters.

Dy të miturve në Prishtinë u gjenden thika, Policia ua konfiskon

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy personave të mitur gjatë një kontrolli u janë gjetur thika.

Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në ora 22:00.

“Gjatë kontrollit të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë - të mitur, janë gjetur dhe konfiskuar dy thika”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/