Dy ditët e ardhshme vendimtare për Dajakun
15/02/2015
Ish-anëtari i disa skuadrave të njohura kosovare, si Prishtina, Ferizaj, Trepça ’89 e Drenica, ku ishte së fundmi, do të vendosë për skuadrën e re brenda dy ditëve, transmeton Telegrafi.
Ai i ka thënë Telegrafit se po pret një kontratë të re dhe do ta zbulojë gjatë ditës së hënë.
“Jam duke pritur për të vendosur se ku do të luaj. Brenda këtyre 48 orëve do të vendos se për cilin ekip do të vazhdoj në stinorin pranveror”, deklaroi Dajaku.
Cilësitë e tij janë të mira dhe cila skuadër do ta transferojë atë sigurisht që do të fitojë shumë me Dajakun në fushë. /Telegrafi/


