Please enter at least 3 characters.

​Durrës: Numërohen 30% të votave, PS - 51.69 %, PD - 40%, LSI - 6.34%

2021/04/zgjedhje.jpg

Me këtë rezultat, PS merr 7 mandate, PD - 6 mandate dhe LSI - 1 mandat deputeti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri informon se në qarkun e Durrësit deri tani janë numëruar votat në 146 qendra votimi (30%) nga 481 gjithsej në këtë qark.

Referuar të dhënave të deri tanishme Partia Socialiste kryeson. Deri tani Partia Socialiste numëron 23 384 ose 51.69 % të votave.

Partia Demokratike numëron 18 095 ose 40.00 % të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani ka 2866 vota ose 6.34 %, ndërsa PSD ka marrë 186 vota ose 0.41 %. Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare ka 145 vota ose 0.32 %. Partia Bindja Demokratike ka marrë 67 vota ose 0.15 %.

ABEOK ka marrë deri tani 17 vota apo 0.04 %, Nisma Thurje ka marrë 167 vota ose 0.28 %, Partia Lëvizja për Ndryshim ka marrë 77 vota ose 0.17 %, Partia Lëvizja e Re ka marrë 127 vota ose 0.28 %, Partia Balli Kombëtar 38 vota ose 0.08 % dhe Partia Aleanca Demokracia e re 69 vota ose 0.15 %.