Please enter at least 3 characters.

Dukagjini dhe Flamurtari përballen sot në ndeshjen e barazhit

2021/05/139538933_3714378558608629_1469266053980235343_n.jpg

Dukagjini dhe Flamurtari nuk kanë arritur objektivat e tyre për inkuadrimin direkt në Superligë nga dy grupet e Ligës së Parë.

Si klinasit ashtu edhe kryeqytetasit përfunduan të dytët në grupet A dhe B të Ligës së Parë.

Kësisoj dy skuadrat me traditë të madhe në futbollin kosovar do ta zhvillojnë ndeshjen e barazhit.

Ky takim zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas me fillim nga ora 15:00.

Por përkundër fitores së njërës apo tjetrës skuadër, inkuadrimi në Superligë nuk është i sigurt.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me vendin e tetë të Superligës që pritet të vendoset të dielën se cila nga skuadra do ta mbyllë sezonin në atë pozitë. /Telegrafi/