Please enter at least 3 characters.

Duan ta bëjnë miliardere Kylie Jennerin, fansat nisin aksionin e mbledhjes së parave

2018/07/Kylie-Jenner-1-e1531914485328.jpg
193:"ORLANDO, FL - MARCH 11: Kylie Jenner hosts Sugar Factory Orlando Grand Opening on March 11, 2016 in Orlando, Florida. (Photo by Gerardo Mora/Getty Images for Sugar Factory American Brasserie)
12:"Gerardo Mora

Revista "Forbes" publikoi informacionin se Kylie Jenner së shpejti do të bëhet miliarderja më e re në botë.

Bukuroshja amerikane ka një pasuri që kap shifrat prej 900 milionë eurove, e cila e bën personin më të pasur në botë nën 21 vjet.

E gjithë kjo në saje të linjës së saj të produkteve kozmetike që solli dy vjet më parë.

Megjithatë, për të arritur të bëhet miliardere, fansat e saj kanë vendosur të nisin një fushatë për të rritur pasurinë e Kyliet.

"Ne kemi nevojë për të mbledhur 100 milionë dollarë për Kylien dhe për t'ia dhënë asaj atë shumë të rëndësishme", thuhet në njoftimin e tifozëve të saj.

Ata kanë caktuar edhe shumën minimale prej pesë dollarëve deri në njëmijë sosh.

Ndryshe, Jenner është duke punuar në projekte të reja biznisore për tregun amerikan. /Telegrafi/