Please enter at least 3 characters.

Driton Kuka pas humbjes së Kosovës: Sportistët tanë e ekipi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe

2024/09/Driton-Kuka-Kosova.jpg

Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Rumania me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.

Kjo humbje e ‘Dardanëve’ ka bërë që kritikat dhe ‘shigjetat’ ndaj lojtarëve dhe stafit të jenë të mëdha nga tifozë dhe qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, trajneri i trofeshëm i xhudos, Driton Kuka, në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’ ka bërë thirrje që lojtarët dhe ekipi të përkrahen edhe në ditë të keqe.

Postimi pa ndërhyrje i Driton KukësPër një ditë të mirë …Sportin merreni me sportivitet!Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë.Fituan me meritë.Ne si popull e dojmë sportin e sidomos futbollin por të jemi real me mundësitë e ekipit!Loja e ekipit tonë ishte e dobët ska fjalë,skuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll por mbramë diçka shkoj huq.Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrah kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe!Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme

/Telegrafi/