Please enter at least 3 characters.

Drita nuk ndalet me rinovime, Cuculi vazhdon kontratën

2020/06/101398832_1124456641272166_3127610084188749824_n.jpg

Mbrojtësi nga Kërçova, Ardian Cuculi, ka vazhduar kontratën me klubin e Dritës deri në vitin 2020. 

Ai ka treguar paraqitje të mira dhe e ka bindur klubin që ta blindojë edhe për dy vite.

“CUCULI vazhdon me ne! Është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin tonë Ardian Cuculi edhe për dy vitet e ardhshme”.

“Cuculi është një prej lojtarëve kyç të skuadrës andaj drejtuesit e klubit i kanë besuar që të jetë me ne deri në vitin 2022”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drejtori sportiv Valon Zymberi është shprehur tejet i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Cuculin, të cilin e konsideron tejet të rëndësishëm në projektin e madh që ka klubi.

Drita ka shkruar në ueb faqe se klubi po punon pa ndërprerë drejt synimeve të tyre. /Telegrafi/