Drilon Hazrollaj rikthehet pas dëmtimeve dhe luan në miqësoren e Rapid Bukuresht
Sulmuesi kosovar Drilon Hazrollaj ka filluar rikthimin e tij në fushë pas një gjysmëviti të vështirë me probleme shëndetësore.
Fillimisht ai vuante nga dhimbjet muskulore, ndërsa më pas u përball me pubalgji, që e mbajti jashtë aktiv për një periudhë të gjatë.
Hazrollaj po merr mori pjesë në kampin stërvitor 9-ditor të Rapidi Bukuresht në Antalia të Turqisë dhe sot luajti nga minuta e parë në miqësoren ku Rapid fitoi 2-1 ndaj klubit bullgar CSKA 1948.
Sulmuesi, për të cilin Rapid pagoi 900,000 euro, kishte bërë vetëm pesë paraqitje në sezonin e ri, përfshirë një si titullar kundër FCSB (2-2), dhe që atëherë mungoi për shkak të dëmtimeve.
Aksionari i Rapidit, Victor Angelescu, foli për problemet shëndetësore që e mbajtën Hazrollajn jashtë fushe.
"Ai është shëruar 100%. Ishte i lënduar pothuajse gjatë gjithë sezonit. Pas ndeshjes kundër FCSB u dëmtua dhe nuk luajti më. Ai pati dhimbje muskujsh dhe më pas pubalgji. Tani do të bëjë të gjithë kampin stërvitor me ne dhe do të luajë", deklaroi Angelescu.
Hazrollaj ishte transferuar te Rapid para një viti dhe u bashkua në ekip pas gjashtë muajve që kaloi te Malisheva, ku dallohej për paraqitje të mira.
Me rikthimin e tij, trajneri Costel Galcăamund të mbështetet tek sulmuesi kosovar për rifillimin e kampionatit dhe sfidat e ardhshme të Rapidit. /Telegrafi/


