Drejtoresha e re e Shërbimit Informativ Shqiptar takohet me Ambasadoren Amerikane
10:"Webeditor3
08/06/2023
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka vizituar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.
Të dyja ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën.
Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat. /Telegrafi/


