Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
Të mërkurën janë dorëzuar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, i cili së bashku me kryetarin e Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi i kanë dorëzuar sot nënshkrimet.
"Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së", ka deklaruar Zemaj.
Kjo iniciativë është ndërmarrë me synimin për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së, pasi partia u rendit sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit.
Më herët, Abdixhiku kishte refuzuar kërkesat e disa degëve të partisë për të dhënë dorëheqje.
Sipas Statutit të LDK-së, Kuvendi përbëhet nga 355 delegatë, ndërsa për thirrjen e tij nevojiten të paktën 118 nënshkrime. Pas dorëzimit të nënshkrimeve, Kryesia e partisë obligohet që ta thërrasë Kuvendin brenda 60 ditësh. /Telegrafi/


