Please enter at least 3 characters.

Djokovic largohet përfundimisht nga Australia

2022/01/Novak-Djokovic.jpg

Tenisti serb, Novak Djokovic është detyruar të largohet nga Australia pas refuzimit të vizës për herë të dytë dhe tashmë e ka lëshuar vendin.

Djokovicit i është refuzuar viza për herë të dytë sot (e diel) dhe kështu ai nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin në “Australian Open”.

Refuzimi i tij erdhi pas tenisti serb nuk ishte vaksinuar për COVID-19 dhe kishte dhënë deklarata të rrejshme.

Kështu, qeveria australiane vendosi t’ia refuzojë vizën dy herë radhazi dhe ta depërtoj Djokovicin nga shteti i tyre.

Pas disa orë pritjesh, 34-vjeçari u pa duke hipur në një fluturim nga Melburni në Dubai dhe pastaj në Evropë.

Largimi i tij nga Australia erdhi rreth orës 12:30 me kohën tonë lokale.

Në “Australian Open” është vendosur që vendin e Djokovicit ta zë italiani Salvatore Caruso, i cili renditet i 150-ti në botë. /Telegrafi/