Please enter at least 3 characters.

Djalit të Gaddafit, Saif al-Islamit i lejohet të kandidojë për president në Libi

2021/12/https___d1e00ek4ebabms.cloudfront.net_production_8dc8fb74-a4f9-45c3-a3f2-82d835185747.jpg

Saif al-Islam Gaddafi, djali i Muammar Gaddafit, do të mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Libisë.

Kështu vendosi kolegji i apelit i gjykatës në qytetin Sabha, i cili hodhi poshtë vendimin e komisionit zgjedhor, raporton aljazeera.

Më herët gjykata e ka refuzuar kandidaturën e tij “shkaku se nuk i plotëson kushtet sepse më parë ishte i dënuar”.

Pas vendimit të gjykatës, një numër i madh i mbështetësve të Gaddafit dolën në rrugë për të festuar.

Një përfaqësues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale më parë i bëri thirrje Libisë që të arrestojë Gaddafin për shkak të procesit që po zhvillohet kundër tij, ku po akuzohet për krime lufte.

Ndryshe, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet 24 dhjetor gjersa balotazhi një muaj më vonë. /Telegrafi/