Diskutohet për bashkëpunim turistik Ohër - Selanik
Kryetari i Selanikut, Giannis Boutaris ka vizituar qytetin e Ohrit, ku ka patur një takim joformal me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Paraardhësit e tij janë nga Krusheva, kurse Boutaris ishte ftuar nga kryetari Gjorge Ivanov që të merr pjesë në Shkollën për liderë të rinj.
Në këtë takim u arrit një marrëveshje që operatorët turistik grek të marrin pjesë në promovimin e ''Ohri 2016'' që ka për qëllim njoftimin e punëtorëve turistik me bukuritë natyrore dhe kulturore dhe me potencialet turistike që i ofron Ohri, posaçërisht në format alternative të turizmit.
Gjithashtu, nga bisedimet është arritur edhe një marrëveshje tjetër, që Ohri të ketë promovim turistik në Selanik. është diskutuar edhe për lëshimin e një linje ajrore Ohër - Selanik, që do të ishte në të mirë të të dy vendeve, për turizmin dhe për sferën e biznesit./Telegrafi/


