Dështojnë fqinjët
Maqedonia ka humbur 2:0 nga Ukraina. Pjesa e parë është kryer me rezultat të bardhë, por ka qenë Seleznyov ai që ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 59-të. Epërsinë e ka dyfishuar Kravets në minutën e 87-të.
Në këtë ndeshje janë paraqitur katër shqiparë për Maqedoninë: Armend Alimi, Agim Ibraimi dhe Ferhan Hasani, i cili është zëvendësuar nga shqiptarin tjetër Besart Abdurahimi, transmeton Koha.net
Humbje ka shënuar edhe Mali i Zi megjithëse shqiptari Fatos Beqiraj ka shënuar gol kundër Austrisë. Goli u shënua në minutën e 68-të. Për Malin e Zi ka shënuar Vuçiniq.
Austria e ka siguruar tek në minutat shtesë të lojës kur Sabitzer ka shënuar në minutën e dytë të lojës shtesë. Para tij, për Austrinë kishin shënuar Janko (55’) dhe Arnautoviq (81’). /Telegrafi/


