Please enter at least 3 characters.

Derbi gjilanas luhet të dielën, orari i plotë i javës së 18 në Ipko Superligë

2020/02/56942544_2466457846711251_5242577857640660992_o.jpg
14:"Ridvan Slivova

Futbolli kosovar është rikthyer në aksion pas një pushimi rreth dy muaj.

Ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës kanë hapur edicionin pranveror, ndërsa në fundjavë do të zhvillohet edhe java e 18-të në Ipko Superligë.

E këtë javë do të luhet edhe derbi i madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit që është vendosur të dielën me fillim nga ora 13:00.

Lideri aktual Ballkani e nis rrugëtimin në pranverë me përballjen e së shtunës, me ç’rast në shtëpi e pret skuadrën e Drenicës.

Dy ndeshjet tjera të ditës së shtunë janë Prishtina me Vushtrrinë dhe Ferizaj me Feronikelin.
Ndërkohë të dielën përveç derbit gjilanas do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera, Flamurtari – Trepça ’89 dhe Dukagjini – Llapi. /Telegrafi/Java e 18-të në Ipko SuperligëE shtune

Ballkani vs. Drenica 13:00
Prishtina vs. Vushtria 13:00
Ferizaji vs. Feronikeli 13:00

E diel

Drita vs. Gjilani 13:00
Flamurtari vs. Trepça ’89 13:00
Dukagjini vs. Llapi 13:00