Please enter at least 3 characters.

Deda thirrje qytetarëve: Është e domosdoshme që sot, sa më shumë nga ne të jemi prezent në protestë

2018/08/Ilir-Deda-prononcim-pase-tryezes-se-partive-politike-foto-Ridvan-Slivova-19.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin sa më shumë pjesë në protestën e thirrur për sot ku do të kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Deda përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “Nuk e pranojmë plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtetit tone”,

Postimi i plotë:Miq të dashur,Është e domosdoshme që sot, sa më shumë nga ne, të tregojmë me prezencën tonë në #protestoj që jemi për drejtësi pa politikë, jemi për dinjitet pa fyerje kolektive që na bën pushteti i mentalitetit gllabërues, dhe që nuk dorëzohemi e as që e ulim kokën para shtetit të kapur. Nuk e pranojmë plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtetit tonë.Ju lutem shpërndajeni sa më shumë thirrjen e mëposhtme për protestë.Shihemi në shesh në ora 18:00.