Please enter at least 3 characters.

Deda: Thaçi e pranoi përgjegjësinë për arrestimin e turqve, po provon ta rrëzojë Qeverinë

2018/03/iliro.jpg

Deputeti i Alternativës ,Ilir Deda, ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku kreu i shtetit ka sqaruar arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Deda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  Thaçi e ka pranuar se është përgjegjësi kryesor për arrestimin e tyre, e tash po provon ta rrëzojë Qeverinë.

Postimi i Dedës:"Thaçi sot e pranoi që është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq, uzurpimin e kompetencave, dhe që e ka shkelë Kushtetutën. Njejtë, e hapi konfliktin e brendshëm politik.Tash do të provojë ta rrëzojë Qeverinë, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik.Javën tjetër me çdo kusht duhet ta themelojmë Komisionin hetimor parlamentar" (sic.), ka shkruar Deda.