Debutuesi i Chelseat, merr oksigjen në fushë pas një përplasjeje të frikshme
Talenti i Chelseat, Jesse Derry, ka pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore në fushë pasi u përplas kokë më kokë në zonën e penalltisë gjatë ndeshjes së Ligës Premier ndaj Nottingham Forest.
18-vjeçari e nisi për herë të parë si titullar në Ligën Premier me fanellën e “Bluve”, por u detyrua të marrë trajtim të menjëhershëm pas incidentit shqetësues.
Sipas raportimeve, Derry mori oksigjen në fushë, ndërsa stafi mjekësor reagoi shpejt për ta stabilizuar.
Speedy recovery Jesse Derry that looked nasty 😳
Gutted for the lad he’s been Chelsea’s best player this first half incredible talent. pic.twitter.com/PHlukvTLu9
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) May 4, 2026
Ngjarja ndodhi pas një fillimi kaotik të ndeshjes, ku Chelsea e pa veten në disavantazh me dy gola brenda gjysmë ore.
Më pas, Derry u përplas rëndë me mbrojtësin e Nottingham Forest, Zach Abbott, në një duel brenda zonës.
18-year-old Jesse Derry had to be stretchered off on his starting XI debut... Wishing him a speedy recovery 🙏 pic.twitter.com/ZvWBxlVtA3
— 433 (@433) May 4, 2026
Për shkak të natyrës së rëndë të incidentit, Sky Sports vendosi të mos i shfaqte pamjet e përplasjes gjatë transmetimit. /Telegrafi/


