De Gea rikthehet në kohë dhe flet për transferimin që i dështoi tek Real Madridi
22/07/2025
David De Gea, ish-portieri i Manchester United, ka komentuar për sagën e transferimit të dështuar te Real Madridi në vitin 2015. Ndërsa ka zgjedhur ende të mos zbulojë shumë detaje, spanjolli ka lënë të kuptohet se një ditë do ta tregojë të gjithë historinë, por vetëm pasi t’i japë fund karrierës së tij.De Gea ishte shumë pranë një rikthimi në Spanjë pas një periudhe të suksesshme në 'Old Trafford', por fati ndërhyri përmes një faksi të dështuar.Marrëveshja, e cila pritej të finalizohej në orët e fundit të afatit kalimtar të verës 2015, përfundimisht u rrëzua.


