Please enter at least 3 characters.

Dani dhe Labi publikojnë duetin e shumëpritur "Falem"

2018/09/asnjeher2.jpg

Këngëtarët Ramadan Krasniqi - Dani dhe Labinot Tahiri - Labi, kanë publikuar së fundmi duetin e tyre më të ri.

"Falem" mban titullin kjo këngë e sjellë nga dyshja, e cila është një këngë ritmike në sensin e baladës.

Muzika është realizuar nga Irkenc Hyka, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur Petro Xhori.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe për xhirimet e tij dyshja kanë udhëtuar për në Mal të Zi, për të sjell pamje mahnitëse nga bregdeti atje.

Ana vizuale e projektit i është besuar BUG Production në Gjilan.

Ka ditë që këngëtarët paralajmëronin këtë duet, i cili është pritur me entuziazëm nga fansat e të dy palëve.

Si Dani, ashtu edhe Labi janë dy emra shumë të pëlqyer nga shqiptarët për dasma e ahengje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/