Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri vazhdon të mbetet ndër femrat estradë me trupin më joshës, ndan me ndjekësit sekuenca nga ushtrimet në palestër

2021/07/ddasfja-e1625143139241.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo publikon për fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.

Dafina shquhet si një nga femrat e stradës me trupin më të tonifikuar, të arritur si rezultat i përkushtimit në palestër.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video të shkurtër nga ushtrimet e përditshme, ku tregonte rezultatin e arritur në tonifikimin e këmbëve të saj.

Ajo ka realizuar tatuazhe të shumta përgjatë trupit, me ç'rast ka bërë që linjat e saj të duken edhe më provokuese.

Videoja në fjalë është komentuar në masë të madhe nga ndjekësit e saj, të cilët janë plot 1.6 milionë vetëm në këtë rrjet social.

Dafina ndërkohë, po vazhdon të shijojë suksesin e dy projekteve të saj muzikore më të fundit, "Japa" dhe "Pa ty" (remiks në bashkëpunim me producentin Cricket dhe Endrit Mumajesin). /Telegrafi/