Please enter at least 3 characters.

Dafina Kastrati nis punën për këngën e re

2018/03/dafina_kastrati_29403736_1980804938913235_8614701456487874560_n-e1521735951792.jpg

Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re gjersa duket se së shpejti do të publikojë një të re.

Ishte vet këngëtarja jonë që e ka dhënë këtë lajm përmes rrjeteve sociale duke mos dhënë detaje rreth saj.

Dafina Kastrati ka pohuar se është duke punuar për të finalizuar këngën e re dhe së shpejti do të mund ta shohim.

"Qëllojani se çfarë ... Kënga e re po vjen së shpejti. Le të fillon numërimi .. "Don’t let me go", ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Dafina.

Kjo e fundit u bë e njohur në saje të këngës “Bottles Up” , të cilën e solli me të vëllanë, Rinorin.

Theksojmë se kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtares shqiptare që ka paralajmëruar edhe disa të tjera. /Telegrafi/