Please enter at least 3 characters.

Coutinho dhe Insigne zëvendësuesit e Hazard te Chelsea

2019/02/Eden-Hazard-e1549469488269.jpg
244:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 02: Eden Hazard of Chelsea looks on during the Premier League match between Chelsea FC and Huddersfield Town at Stamford Bridge on February 02, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Duket se Eden Hazard gjatë verës do të kalojë te Real Madridi pasi Los Blancos e dëshirojnë me çdo kusht yllin belg.

Chelsea tashmë ka filluar të mendojë për lojtarët që mund ta zëvendësojnë 28-vjeçarin në Stamford Bridge.

Sipas London Evening Standard, trajneri Maurizio Sarri e ka kërkuar Lorenzo Insignen në rast të largimit të Hazardit.

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Por, opsioni tjetër i mundshëm sipas Telegraph është edhe Philippe Coutinho, i cili nuk po kalon në një periudhë jo të mirë te Barça.

I fundit, më pak i mundshmi është vëllai i tij, Thorgan Hazard , i cili aktualisht është  Borussia Monchengladbach.

Hazard së fundmi është përfshirë në një debat me trajnerin Sarri dhe kjo i ka shtyrë të gjithë të mendojnë se lojtari dëshiron largimin.

Këtë sezon 28-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 10 asistime. /Telegrafi/