Please enter at least 3 characters.

Courteney Cox risjell një tjetër fotografi të vjetër nga “Friends”

2020/01/CourtneneyCox-e1579877225895.jpg
200:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 22: Courteney Cox attends the The Last Ship Opening Night Performance on January 22, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Jean Baptiste Lacroix/Getty Images)
12:"Getty Images

Courteney Cox ka publikuar një tjetër fotografi nga e kaluara, në të cilën përfshihen yjet e serialit “Friends”.

Në imazhin e publikuar në Instagram, shfaqen të gjashtë pjesëtarët e hit komedisë televizive, një natë para se ta xhironin episodin e fundit të sezonit të dhjetë.

Edhe pse kanë kaluar 16 vjet që nga xhirimi i episodit të fundit të “Friends”, as shikuesit e as aktorët nuk kanë mundur t’ia lënë të kaluarës këtë serial.

Këtë e dëshmon fakti se yjet e dikurshme të serisë televizive, kohë pas kohe publikojnë fotografi nga e kaluara që lidhet pikërisht me këtë komedi televizive.

Fotografia, të cilën e ka publikuar Cox, është realizuar më 23 janar të vitit 2004 – kështu ka treguar aktorja në postimin e saj. /Telegrafi/