Please enter at least 3 characters.

Conte: Interi ishte i shkëlqyeshëm – Lukaku, një “diamant” që kam dashur të punoja gjithmonë

2019/10/GettyImages-1174188012.jpg
241:"MILAN, ITALY - OCTOBER 06: FC Internazionale coach Antonio Conte looks on during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 6, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjen e Interit në fitoren 3-1 ndaj Napolit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Nerazzurët fituan me shumë spektakël në udhëtim te rivali i ligës, duke qëndruar në krye të tabelës me 45 pikë, aq sa ka edhe Juventusi.

Conte deklaroi se skuadra e tij bëri një paraqitje të mirë, derisa e ka vlerësuar lartë edhe paraqitjen e Romelu Lukakut.

Napoli vs Inter (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“E kam thënë edhe më parë se Romelu Lukaku është një ‘diamant’ që gjithmonë do të doja të punoja”, ka thënë fillimisht ai.

“Nuk më interesojnë shumë statistikat, por loja që bën ai. Kam dëgjuar disa persona (Fabio Capello) që thonë se kundërsulmet te ne nuk funksionojnë dhe se po mbrohemi shumë, por sonte u treguam atë gjë”.

“Natyrisht se ishte një fitore e madhe për ne dhe e merituam atë nga fillimi deri në fund. Kemi tregua karakter ndaj një skuadre që në sezonet e fundit e ka rivalizuar Juventusin për titull”, ka shtuar më tej Conte.

Interi është pretendent kryesor për ta fituar Serie A-n në këtë sezon e që në farë të ngushtë po përballen me Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/