Çmimet në Kosovë u rritën mesatarisht për 3,9% gjatë vitit 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vitin 2025, duke zbatuar klasifikimin e ri COICOP 2018.
Sipas një njoftimi për media thuhet se norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2025 ishte 3,9%.
"Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2025 ishte më i lartë në një mesatare prej 3,9 %, krahasuar me vitin 2024", thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit (IHÇK) në vend në vitin 2025 ishte më i lartë në një mesatare prej 3,9 për qind, krahasuar me vitin 2024.
"Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (7,6 %); informacion dhe komunikim (6,8 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (4,8 %); veshje dhe këpucë (4,4 %); mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (4,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (3,5 %); ushqim dhe pije joalkoolike (3,3 %); sigurim dhe shërbime financiare (2,7 %), shëndetësi (2,7 %); transport (2,6 %) dhe shërbime arsimore (2,4 %)".
Ndërsa, rënie e çmimeve është regjistruar te grupet e COICOP-it: restorante dhe shërbime akomodimi (-1,4 %) dhe rekreacion, sport dhe kulturë (-1,1 %).
"Ky publikim i rregullt vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ofron të dhëna serike statistikore të ndryshimeve të çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 - dhjetor 2025, duke filluar me zbatimin e klasifikimit të ri COICOP 2018, me vit bazë 2025 = 100 dhe metodologji të përditësuar të llogaritjes së indeksit".
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vitet 2016 – 2025, vizitoni : https://ask.rks-gov.net/Themes/PricesAndInflation


