Cili dhëmb ju dhemb? Kjo zbulon problemin me organin e caktuar, edhe pse tingëllon e pabesueshme
Problemet me dhëmbët e caktuar tregojnë problemet me organet e caktuara. Ekspertët thonë se si dhëmbët e përparmë janë ngushtë të lidhur me veshkat, fshikën dhe veshët
Ndonjëherë dhembja shfaqet në dhëmbin e shëndoshë, ndonjëherë në atë të prishurin, por ndodh që të “ther” edhe në vend ku nuk ka më dhëmbë.
Mirëpo, para së gjithash, higjiena e dhëmbëve është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe dhembja në këtë dhëmbë, në rend të parë, mund të thotë që thjesht keni karies apo dhëmbi duhet të shërohet për shkaqe të tjera.
Megjithatë, problemet e caktuara me këta dhëmbë mund të tregojnë edhe në vështirësi në pjesë të tjera të trupit, transmeton Telegrafi.
Dhëmbi i parë– angina, inflamacioni i prostatës.
Dhembjet kronike në dhëmbin e syrit– inflamacioni i fshikës të tëmthit, hepatiti.
Paradhëmballa(gjendet midis dhëmbit të syrit dhe dhëmballës) – koliti, reaksione alergjike, inflamacioni i mushkërive, disbalanca e baktereve të mira.
Dhëmbi i katërt(i sipërmi dhe i poshtmi) – probleme me gjurin, bërrylat dhe supet, sëmundja e zorrës së trashë, disa procese inflamatore.
Cilado dhëmballë qoftë– problemet me lukthin, pankreasi kronik (inflamacioni i gjëndrës së barkut), anemia, gastriti kronik.
Dhëmbi i gjashtë i poshtëm– probleme me venat dhe arteriet, arteroskleroza.
Dhëmbi i gjashtë i sipërm– inflamacioni i vezoreve, probleme me mukozën dhe pankreasin, sinuset, sëmundja e gurmazit.
Dhëmballa e poshtme – venat e zgjeruara, problemet me mushkëritë (astma bronkiale, inflamacioni, bronkiti), shfaqja e polipeve në zorrën e trashë.
Dhëmballa e pleqërisë– sëmundje zemre, të meta të lindura, sëmundje koronare të zemrës, shkruan Helathy Food Forever. /Telegrafi/


