Please enter at least 3 characters.

Cila është “ora magjike” për të ndezur makinën larëse për të kursyer energji elektrike

2024/03/our-best-laundry-tips-sort-colors-whites-getty-0923-19487a0ec97d4b67bf4810505285dba9.jpg

Ekziston një “periudhë magjike” se kur duhet të pastroni rrobat e juaja në makinën larëse për të kursyer energji elektrike.

Ndonjëherë, shumë prej nesh mund t’i pastrojmë rrobat gjatë ditës dhe kjo ndikon në rritjen e faturave tona, pa e ditur.

Disa zgjedhin kohën midis 16:00 deri në orën 19:00, dhe kjo periudhë është piku i energjisë së shtrenjtë elektrike.

Ekspertët britanikë, thonë se nëse dëshironi të kurseni duhet të lani rrobat tuaja midis orës 22:00 e deri në orën 8 të mëngjesit.

Sidoqoftë, një gjë që duhet ta keni parasysh është se nuk duhet ta aplikoni këtë metodë nëse jeni në gjumë, për arsye sigurie.

Kështu, koha më e mirë dhe “magjike” është ndoshta nga ora 7 e mëngjesit e deri në 8 të mëngjesit. /Telegrafi/