Chris Brown nuk pranon të këndoj me Rita Orën! (Video)
06/10/2015
Këngëtarja shqiptare ka shkëlqyer në performancën e saj live në emisionin Ellenshow.
Rita Ora ka marrë pjesë në një nga emisionet më të ndjekura në Amerikë, përkatësisht në emisionin e prezantueses Ellen Degeners, ku ka kënduar hitin e saj “Body on Me”.
Por, Rita ka performuar e vetme hitin e saj më të ri, megjithëse atë e solli në duet me këngëtarin amerikan, Chris Brown.
Kjo ka ngjallur dyshimet se Brown është prishur me Ritën, meqenëse edhe nga llogaria e tij në Instagram kohë më parë e ka fshirë linkun e këngës të publikuar në kanalin muzikor të YouTubes.
Megjithatë performanca e Ritës është pritur mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë përgëzuar këngëtaren për paraqitjen që live në emision. /Telegrafi/


