Please enter at least 3 characters.

Chiellini është lojtari i vetëm që ka luajtur në nëntë sezonet triumfuese të Juventusit

2020/07/GiorgioChiellini-3-e1595800981122.jpg
233:"RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 21: Giorgio Chiellini of Juventus signing autographs and taking selfie before the training session on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Giorgio Chiellini është futbollisti i vetëm nga skuadra aktuale e Juventusit që ka qenë pjesë e nëntë titujve të fituar radhazi nga Juventusi në Serie A.

Qendërmbrojtësi, i cili aktualisht është i lënduar, ka dhënë kontribute të mëdha në sukseset rekordvënëse të Zonjës së Vjetër.

Qëkur filloi dominimi i Bianconerëve në Serie A, në sezonin 2011/2012, Chiellini është lojtari i vetëm që ka regjistruar së paku një paraqitje në të gjitha sezonet.

Andrea Barzagli , Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Kjo për faktin se Andrea Barzagli u pensionua në sezonin e kaluar, Leonardo Bonucci luajti një sezon te Mialani, kurse Gianluigi Buffon kishte shkuar për një edicion te Paris Saint-Germaini.

Lojtari italian, i cili do t’i mbushë 36 vjet në muajin e ardhshëm, së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me Juven, e cila do ta mbajë në skuadër deri në qershor të vitit 2021.

Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Me fanellën e Juventusit, ai ka regjistruar 510 paraqitje konkurruese, duke shënuar 36 gola dhe duke dhuruara 22 asistime. Ndërsa gjatë kësaj kohe, i ka marrë 89 kartonë të verdhë dhe pesë të kuq.

Kabineti i trofeve të Chiellinit me Juventusin përfshin edhe katër Kupa të Italisë, katër Superkupa të Italisë dhe një titull të Serie B (2006/2007). /Telegrafi/