Chelsea gjen zëvendësuesin e Terryt
141:"Ingolstadt, Deutschland, 07.10.2016, U21,EM-Qualifikation 2017, Deutschland - Russland, Niklas Suele (GER) (Photo by TF-Images/Getty Images)
12:"Getty Images
03/12/2016
Legjenda e Chelseat, John Terry është në vitin e fundit të kontratës me klubin londinez.
Por klubi anglez nuk po humb kohë dhe ka gjetur zëvendësimin e kapitenit të tyre legjendar.
Sipas mediave angleze, është mbrojtësi gjerman, Niklas Sule që shihet si zëvendësim i Terryt në Chelsea.
Gjermani 21-vjeçar është duke kaluar nëpër një formë jetësore me skuadrën e tij Hoffenheim në Bundesliga.
E për ta transferuar atë në Londër, është dhënë edhe miratimi i trajnerit Antonio Conte.
Chelsea duhet të paguajë rreth 30 milionë funte për transferimin e Sules në ‘Stamford Bridge’. /Telegrafi/


