Please enter at least 3 characters.

Chelsea fiton derbin dhe ia shkakton humbjen e parë Cityt në këtë sezon

2018/12/Chelsea-Man-City.jpg
314:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 08: N'golo Kante of Chelsea celebrates after scoring his team's first goal with Cesar Azpilicueta of Chelsea during the Premier League match between Chelsea FC and Manchester City at Stamford Bridge on December 8, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në derbin e vlefshëm për javën e 16-të të Ligës Premier.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka arritur t'ia shkaktojë humbjen e parë sezonale ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.

Chelsea ia shkaktoi humbjen e parë këtë sezon Cityt (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë golin.

Kështu nuk ndodhi edhe me vendasit, të cilët në rastin e parë të mirë arritën të shënojnë me anë të N'Golo Kantes (45'), i cili e dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 1-0.

Festa e Kantes pas golit të shënuar (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishin mysafirët që filluan me krijimin e rasteve për gol dhe menaxhimin e lojës, por pa pasur sukses.

Në anën tjetër Blutë e Londrës u treguan përsëri konkret duke gjetur golin në minutën e 78-të të ndeshjes në rivënien e parë këndore.

Momenti i golit nga Luiz (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ishte mbrojtësi David Luiz, i cili shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të Eden Hazard dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e tretë me 34 pikë, ndërsa City bie në vendin e dytë me 41 pikë apo një më pak se lideri Liverpooli.

Në ndeshjen e radhës, Blutë udhëtojnë te Brightoni, ndërsa Qytetarët e presin në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/

https://twitter.com/saul8niguez_/status/1071471083407245317

https://twitter.com/dascaralho/status/1071484218088280064