Please enter at least 3 characters.

Charles Leclerc siguron 'pole position' historik, Ferrari niset i pari në Bahrejn

2019/03/Charles-Leclerc-1.jpg
258:"BAHRAIN, BAHRAIN - MARCH 30: Charles Leclerc of Monaco and Ferrari talks to the media in the Paddock after qualifying for the F1 Grand Prix of Bahrain at Bahrain International Circuit on March 30, 2019 in Bahrain, Bahrain. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Charles Leclerc ka përjetuar një ditë historike në Formula 1. Piloti i ri i Ferrarit siguroi 'pole position' e parë në karrierë në pistën e Bahrejnit.

21-vjeçari e përshkoi pistën me një kohë rekord prej 1 minutë, 27 sekonda e 866 të mijtat, duke bërë që në Maranello të shpërthejë festa dhe t’i gëzohen një piloti vërtet premtues.

Bolidi i Charles Leclerc në Bahrejn (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Te Ferrari u paraqit mjaft mirë edhe Sebastian Vettel, i cili u rendit në vendin e dytë, me rreth tre të dhjetat më shumë se Leclerc, duke bërë që kokëkuqja italiane të konfirmojë formën e shkëlqyer të shfaqur edhe gjatë provave të lira.

Menjëherë pas bolideve Ferrari, në vendin e tretë u pozicionua Lewis Hamilton me Mercedes, i ndjekur nga Valtteri Bottas në vendin e katërt, duke lënë pas Max Verstappen - transmeton Top Channel.

Ata që zhgënjyen në këto prova ishin Daniel Ricciardo e Pierre Gasly, që u eliminuan që në mini-sesionin e dytë, ndërkohë që vazhdon të ketë probleme Williams, e renditur në vendet e fundit me George Russell e Robert Kubica.