Please enter at least 3 characters.

Çfarë duhet të bëjnë meshkujt në një takim

2016/01/ccedil-far-euml-duhet-t-euml-b-euml-jn-euml-meshkujt-n-euml-nj-euml-takim_hd.jpg

Djema mbani shënim se çfarë presin femrat nga ju:

1- Bëhuni gati të flisni dhe jo të mendoni ndërkohë se ku do t’ju nxjerrë kjo bisedë.

2- Pranojeni që edhe për ju, takimi i parë është disi tensionues.

3- Mos flisni për jetën tuaj seksuale, në takimin e parë.

4- Disa herë lërini femrat të paguajnë.

5- Jini të sinqertë për tipin e marrëdhënies që po kërkoni dhe çfarë mund të keni.

6- Mbajeni derën hapur që ajo të hyjë ambientin që keni zgjedhur e të dalë prej tij. Tërhiqni karrigen për të gjithashtu!

7- Mos analizoni faturën në momentin që e merrni. Ajo ndihet tashmë në siklet për faktin që ju po paguani, mos e bëni akoma e më të sikletshme.

8- Mos qëndroni në celular gjatë kohës që jeni në takim.

9- Dëgjojeni at ëme vëmendje pasi i bëni një pyetje.

10- Kërkojini asaj të dilni në një takim. Evitoni shprehjet: ‘Do dalim për një kafe?’