Cesare Prandelli merr drejtimin e Valencias
20/09/2016
Valencia ka zgjedhur problemin e trajnerit pas shkarkimit të Pako Ayestaran.
Sipas mediave spanjolle, italiani Cesare Prandelli pritet ta drejtojë skuadrën spanjolle gjatë javëve të ardhshme.
Megjithëse ndihmës-trajneri Gonzlaes Mark Salvador, i njohur si Vora, i solli dy fitore skuadrës nga Mestalla, Prandelli pritet ta zëvendësojë spanjollin, transmeton Telegrafi.
Mediat italiane kanë raportuar se Prandelli tashmë ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me "laraskat e zeza".
Prandelli kohë më parë ka udhëhequr kombëtaren e Italisë, e cila në vitin 2012 pësoi në finalen e Kampionatit Evropian kundër Spanjës. Angazhimi i fundit me klube ishte në vitin 2014 me Galatasarayn. /Telegrafi/


