Çastet e fundit të jetës së Saddam Husseinit (Video)
“A ishte ai kriminel ? Po, është e vërtetë. A ishte vrasës? Po, është e vërtetë. A ishte gjakatar? Po, është e vërtetë. Por, në fund ishte i fuqishëm. E pranova te dera. Askush nuk hyri me ne, nuk kishte të huaj, nuk kishte amerikanë”, ka thënë al-Rubaie në një intervistë për AFP.
“Mbante veshur një këmishë të bardhë. Ishte i qetë. Nuk kam vërejtur ndonjë shenjë të frikës. Sigurisht, disa njerëz duan të thonë se ai ishte rënë, se i dhanë ilaçe. Nga ai nuk kam dëgjuar keqardhje e as lutje në Zot, për mëshirë apo falje. Zakonisht ata që vdesin thonë: ‘Zot, më fal për mëkatet, po vij te ti’. Ai këtë kurrë nuk e tha”, thotë al-Rubaie.
LEXO PO ASHTU: Saddami e ka ndihmuar Milosevicin
Husseini sundoi Irakun për më shumë se dy dekada. Ishte kjo një periudhë që shënonte shtypje brutale, luftëra shkatërruese dhe sanksione ndërkombëtare, të cilat kanë varfëruar vendin e pasur me naftë. Hussein është akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për vrasjen e 148 banorëve në Dujail, më 1982.
Ishte president i Irakut sundoi nga korriku 1979 deri në mars të vitit 2003, kur u përmbys nga pushteti. Në dhjetor 2003 është gjetur i fshehur në bodrumin e një ferme. U ekzekutua tre vjet më vonë, më 30 dhjetor 2006.
“Kur e kam sjellë, ishte me duart në pranga duke mbajtur Kuranin. E dërgova para gjyqtarit, ku ia kanë lexuar të gjitha akuzat, ndërsa Saddami ka përsëritur: ‘Vdekje Amerikës! Vdekje Izraelit! Rroftë Palestina!
LEXO PO ASHTU: E rrëmbejnë kipcin e Saddamit, për ta angazhuar në pornografi
Më pas, e dërgova në dhomën ku përfundoi jeta e tij. Kur erdhi koha që Saddam të ngjitet për t’u varë, këmbët e tij ishin ende të lidha, kështu që e kanë tërhequr zvarrë deri aty.
Disa çaste para vrasjes, një nga dëshmitarët tha: ‘Rroftë Imam Muhamed Baqr al-Sadr’ dhe ‘Moqtada! Moqtada’, duke iu referuar kundërshtarit të Saddamit, i cili u vra gjatë sundimit të tij. Saddami tha: ‘A është serioze kjo’?”, kujton al-Rubaie.
Para se të varej, Saddami nisi të lexonte testamentin mysliman të fesë. Rubaie tha se kur u tërhoq litari herën e parë, asgjë nuk ndodhi. Herën e dytë e tërhoqi një person tjetër dhe ai u var.
LEXO PO ASHTU: Harta që shkaktoi 100 vjet konflikte
Pastaj, trupi është vendosur në një qese të bardhë dhe është nxjerrë jashtë. Helikopteri amerikan e ka transportuar nga burgu ku ishte varur, deri tek kryeministrit Nuri al-Maliki në Zonën e Gjelbër.
“Helikopteri ishte plot me njerëz”, thotë al-Rubaie, “kështu që kufoma ishte në dysheme”. "Mirë e kujtoj kur Dielli nisi të dal. Pasi e sollën trupin, kryeministri e zbuloi fytyrën që të sigurohej se ai ishte Saddam Hysseini”.
LEXO PO ASHTU: Spiunët që mashtruan botën
"Kurrë nuk kam pasur një ndjenjë të tillë të çuditshme. Saddami ka kryer krime të panumërta dhe meritonte të varej me mijëra herë. Por, ishte atëherë një ndjenjë e çuditshme. Dhoma ishte plot me vdekje”, shton al-Rubaie, i cili gjatë sundimit të Saddamit tri herë ishte burgosur.
Rubaie tha se vendimi për ekzekutimin e Saddamit ishte marrë gjatë një video-konference të kryeministrit Maliki dhe presidentit të atëhershëm amerikan, George W. Bush. Bush ka kërkuar nga kryeministri irakian: “Çfarë do të bëni me këtë kriminel? Maliki u përgjigj: ‘Do ta varim’. Bushi pastaj e ngriti lart gishtin e parë”. /Telegrafi/


