Please enter at least 3 characters.

Capital T "tallet" me Ronaldon për këngën “Hatixhe” (Video)

2016/11/cristiano-ronaldo-empresario-e1497439246620.jpg

Hip hop ylli, Capital T, tashmë po shijon suksesin e projektit “Hatixhe”.

“Hatixhe” ishte projekti i lansuar nga Capital T kohë më parë që u prit shumë mirë nga publiku.

Në një video montazhë që Capital T e ka marrë nga fansat e tij në internet, e ka publikuar në rrjetin social Instagram duke talluar superyllin botëror të futbollit.

Cristiano në këtë video shfaqet me dy fëmijë të vegjël me “Hatixhen” që është në prapavijë.

Capital T mbetet një nga artistët më të kërkuar të momentit. /Telegrafi/