Please enter at least 3 characters.

Burri nga Florida përplasi Ford GT me vlerë rreth 700,000 dollarë "sepse nuk dinte të drejtonte një veturë me marsh manual"

2022/05/2006-Ford-GT-Heritage-Edition-Crash-Exterior-003-Front-Three-Quarters-e1651925444370.jpg

Ford GT Heritage Edition, prej të cilit janë prodhuar vetëm 346 njësi, është ëndrra e çdo dashamirës të makinave amerikane.

Por për një 50-vjeçar nga Boca Raton, Florida, kjo ëndërr është kthyer në një makth, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pronari vendosi të ngiste Ford GT-në e blerë së fundmi (vlera e të cilit thuhet se është 700 mijë dollarë) për një kohë dhe kur ndryshoi me shpejtësi më të ulët, makina e tij doli jashtë kontrollit dhe goditi një palme aty pranë.

Pas kontrollit të policisë, pronari fatkeq tha se nuk kishte vozitur asnjëherë makinë me marshin manual.

Mjerisht, GT e rrallë është në gjendje mjaft të keqe pas përplasjes, pasi të dy airbag-ët e aktivizuar dhe pjesa e përparme e makinës pësuan dëmtime të rënda. /Telegrafi/