Please enter at least 3 characters.

Burg për mashtruesen që thoshte se u dhunua nga katër burra për dy ditë me radhë (Foto)

2016/10/Burg-për-mashtruesen-që-pretendonte-se-u-dhunua-nga-katër-burra-për-dy-ditë-me-radhë-foto-e1476538553628.jpg
11:"© Supplied

Leiha Artman nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, që ka gënjyer se është grabitur dhe dhunuar nga katër meshkuj me ngjyrë, për dy ditë me radhë, është dënuar me një vit burg.

Ajo i kishte dërguar partnerit të saj një fotografi, ku shihet me gojë të mbyllur dhe e gjakosur, transmeton Telegrafi. Pasi është ‘liruar’ 25-vjeçarja, ka shkuar në shtëpi, ku është ankuar për kidnapim, dhunë seksuale dhe rrahje, por tregimi saj ka qenë shumë i çuditshëm.

“Diçka nuk ishte në rregull me rrëfimin e saj dhe vërehej se po mashtronte. Ajo vetëm kërkoi kontraceptiv, por jo edhe ndihmë mjekësore”, ka thënë i dashuri saj që dëshiron të mbetet anonim.

Pas disa muaj hetimesh, Policia ka zbuluar se gruaja që e ka një fëmijë dhe konsumon rregullisht heroinë, është duke gënjyer.

Për këtë shkak asaj i është dhënë dënimi me burg, ndërsa nuk dihen motivet e kësaj gënjeshtre. /Telegrafi/