Please enter at least 3 characters.

Bradric i sigurt në kualifikim: Jemi të bindur që Malisheva fiton në Kosovë

Trajneri i Malishevës Thomas Bradric thotë se ekipi i tij është i gatshëm për ta përmbysur Vëllazninë e Shkodrës dhe siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.

Edhe pse ishte favorite në letër, ekipi kosovar pësoi humbje prej 2-1, megjithatë tani do të provojë ta regjistrojë përmbysjen.

Bradric në konferencë për shtyp ka folur me plot optimizëm që Malisheva mund të avancojë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

“Ne jemi të bindur që mund të fitojmë këtu, në Kosovë. Përgatitjet ishin të duhurat. Kemi gjithçka çka na duhet, jemi përgatitur mirë në stërvitje”.

“Ne duhet të përgatitemi dhe të përmirësohemi si ekip, kjo është detyra jonë. Nuk duhet të jemi të dëshpëruar nga humbja, por të mësojmë shpejt. Kemi bërë analizë dhe kemi punuar në disa aspekte. Është proces dhe e shohim si një mundësi për t’u rritur”.

“Vllaznia është një skuadër me shumë traditë, kanë ekip të mirë. E marrim shumë seriozisht dhe me shumë respekt, por edhe ne kemi një ekip shumë të mirë.”

“Faleminderit FFK-së që po na ndihmon që të luajmë në Hajvali. Duam përkrahjen e të gjithëve këtu. Ne jemi nga Kosova dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin”, deklaroi ai./Telegrafi/